Luan Haradinaj ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra dëshmor më 6 maj 1997 gjatë luftimeve me forcat serbe në Qafë Prush, në kufirin e asaj kohe të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Luanin në në 26-vjetorin e vdekjes e kujtoi vëllau i tij njëherëshi edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.
Haradinaj kujtoi se vëllai i vdiq në ditëlindjen e nënës së tyre.
Postimi i plotë i tij:
Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë.
Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen. /InLajmi/