Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës nuk ka asnjë vend të lirë.
Në vendin ku trajtohen personat që kanë kryer vepra penale dhe që kanë çrregullime mendore janë vetëm 36 shtretër.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Institutit të Forenzikës, Shpend Haxhibeqiri.
“Kapaciteti I IPFK-ës është 36 shtretër dhe aktualisht nuk kemi vende te lira, por se ato në baza ditore përditësohen dhe në bazë të nevojave krijohet mundësia për hospitalizim”, thotë për Front Online, drejtori i këtij instituti, Shpend Haxhibeqiri.
Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës në pritje për t’u trajtuar në këtë klinikë janë edhe 16 persona të tjerë, shkruan FrontOnline
“Aktualisht në listë të pritjes janë 16 veta për trajtim”, thotë drejtori i Institutit të Forenzikës, Shpend Haxhibeqiri.Anipse kapacitetet nuk janë të mjaftueshme, numri i trajtimeve që marrin në këtë Institut është i lartë.