Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person është plagosur në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas raportit 24 orësh në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e viktima është dërguar për trajtim në QKUK.
Nga Policia deklaruan se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 04.05.2023 – 00:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante /InLajmi/