Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka bërë lirimin e hapësirave publike në Parkun e Qytetit, përcjell InLajmi.
Këto hapërsira shfrytëzoheshin nga disa lokale të gatronomisë të cilat veprojnë në afërsi të parkut.
Gjithashtu janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi.
Nga Drejtoria e Inspekcionit bëjnë të ditur se këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbëra dhe Parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastërt për qytetarët e kryeqytetit.
Postimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës sot ka bërë lirimin e hapësirave publike në Parkun e Qytetit të cilat shfrytëzoheshin nga disa lokale të gatronomisë të cilat veprojnë në afërsi të parkut.
Gjithashtu janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi.
Në ndërkohë në këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbëra dhe Parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastërt për qytetarët e kryeqytetit. /InLajmi/