Deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba teksa ka folur për largimin dhe shkarkimin e 2 deputetëve nga kjo parti, ka thënë se ishte kjo fuqi politike që ua dha mundësinë për tu bërë deputetë të Kuvendit.
Zyba për deputetin e larguar, Fatmir Humollin tha se ai asnjëherë nuk ka deklaruar që ka qenë në Vetëvendosje.
“Më bëri VV-ja deputet, dhe unë tash ja kthej shkelmat sëpari VV-së.”, tha Zyba duke aluduar për dyb depuetët.
Madje Zyba përmendi edhe lirimin nga detyra e deputetit, pasi Humolli dhe Haki Abazi e braktisën këtë parti, shkruan Gazeta10.
“Unë moti njihna me të, dhe e kam respektuar gjithmonë. Por, mospranimi i tij që e ka vendin dhe mundësinë me kontribu në VV, unë e çmoj, sepse asnjëherë s’ka thënë që ka qenë në VV. Po de, më bëri VV-ja deputet, dhe unë tash ja kthej shkelmat sëpari VV-së. Ky është halli edhe me këdo që vazhdoni me përmend. Dhe lirimi nga detyra dhe përgjegjësia e tyre, këta nuk e liruan as detyrën e as postin, që nuk ia kërkoj unë, sepse është vendim dhe qytetarët i kanë votuar këta. Por, përmes një përbërje dhe liste të VV-së. Krejt e dijmë, por ata se di a po e dinë. Mundësinë ua dha VV-ja, edhe mua ma dha. Edhe këtu jam si VV.”, deklaroi deputeti Zyba në Prime Time.