Policia e Kosovës bëri të ditur se një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të mërkurën, në Kampusin e shkollave të mesme në Gjilan
Me këtë rast i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, e viktima pas trajtimit në spitalin e Gjilanit është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Zija Shemsiu –Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan 03.05.2023-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /InLajmi/