Kryetari i Shtërpcës, nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se nuk ka dallim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe deputetit të Kuvendit të Serbisë, kryetarit të Lëvizjes Serbe Dveri, Boshko Obradoviq, duke komentuartë cilët kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiq, transmeton InLajmi
Këto komente Jevtiq i bëri pasi partia e Obradoviqit përmes një deklarate ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiq.
“Në momentin kur nga Kosova u dërgua mesazhi më i fortë i unitetit të popullit serb, bordi mezi ekzistues i Dverit lëshoi një deklaratë të bazuar në parimin e ‘copy paste’ të qëndrimeve të Kurtit dhe Osmanit. Nuk ka dallim mes Kurtit dhe Obradoviqit. Ata do të zëvendësonin Aleksandër Vuçiqin për të qeverisur me 3% mbështetje qytetare”, theksoi Jevtiq, shkruan Danas
Bordi i Lëvizjes Serbe Dveri vlerëson se Aleksandar Vuçiq “do ti ndihmonte më shumë serbët e Kosovës me dorëheqjen e tij. /InLajmi/