Të mërkurën në Beograd, një 14 vjeçar kreu sulm me armë zjarri duke vrarë 9 persona e disa të tjerë duke i lënë të lënduar, përcjell InLajmi.
Me keqardhje e dhimbje për tragjedinë në Beograd reaguan edhe zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës, ndërsa shprehën ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.
Telegram ngushëllime për familjarët e viktimave nga sulmi me armë i 14 vjeçarit, dërgoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, ndërsa shprehin urimet për shërimin e nxënësve të plagosur.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme:
U dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjeve të 9 të vrarëve, mes tyre 8 fëmijë, viktima të të shtënave masive në një shkollë në Beograd. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë./InLajmi/
We send our deepest condolences to the families of the 9 murdered, among them 8 children, victims of a mass shooting in a school in Belgrade. We wish a fast recovery to the injured and hope that tragedies like this to never be repeated.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 4, 2023