Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu bëri të ditur se kanë ndarë bursa komunale në vlerë prej 500 eurosh për 752 studentë, përcjell InLajmi.
Aliu deklaroi se gjatë 4 viteve të fundit me bursë komunale Komuna e Ferizajt ka mbështetur studentët në vlerë financiare totale rreth 1 milionë euro.
Ai shtoi se kjo është dëshmi për mbështetjen e studentëve dhe lehtësimin e buxhetit të familjeve të tyre.
Postimi i plotë i tij:
751 studentë përfitues të bursës komunale në vlerë 500.00€
Për të 3 vit me radhë, edhe sivjet po vazhdojmë me mbështetjen e të gjithë studentëve aplikues për bursën komunale. Deri më tani për vetëm 4 vitet e fundit, me bursë komunale kemi mbështetur studentët në vlerë financiare totale rreth 1 milionë euro dëshmi kjo e qasjes sonë për t’iu gjendur në mbështetje studentëve në rrugëtimin e tyre të përgatitjes profesionale e për të lehtësuar buxhetin familjar të familjeve të tyre. /InLajmi/