Në prag të finales, Luizi, Dea, Kristi dhe Efi u surprizuan me pesë parashuta, të cilat fluturuan lart oborrit të shtëpisë, së famshme të BBV-së
Teksa banorët po qëndronin në oborr, ku Luizi po notonte në pishinë, Efi po qëndronte përballë tij dhe Kristi dhe Dean ishin në pjesën e verandës, ata vunë re parashtutat, që mbanin emin e se cilit.
Njëra prej parashutave kishte flamurin shqiptar. Pasi banorët panë parashutat, ata nisën të brohorisnin emrin e Xhonatanit, ish-banorit të Big Brother, i cili në klipin prezantues, tha se ishte pilot. Madje edhe brenda shtëpisë, shpesh herë ka folur për eksperiencat e tij.