Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës këtë të enjte po diskutohet për miratimin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton InLajmi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Eliza Hoxha deklaroi se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë falje për miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur në Bruksel.
“Serbia nuk e ka asnjë obligim sipas këtij termi për reparacionin dhe çështje të tjera për personat e zhdukur. Kurti duhet të kërkojë falje, sepse ka ushtruar dhunë dhe ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve. Ai do të duhej të ishte këtu dhe të kërkonte falje”, tha ajo.
Më tej Hoxha shtoi se Kurti ka shpikur termin ‘të zhdukur me forcë’, term ky që nuk ekziston nëpër konventa ndërkombëtare.
“Dhimbja është përmbytur, barazuar dhe barazvlerësuar. Kurti ka shpikur termin ‘të zhdukur me forcë’ që nuk ekziston nëpër konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë”, është shprehur Hoxha në kuvend. /InLajmi/