Një person nën kërcënimin e armës këtë të enjte në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka grabitur një shumë parash, përcjell InLajmi
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë Flora Ahmeti,
Ahmeti për gazetën InLajmi bëri të ditur se policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Ahmeti shtoi se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. /InLajmi/