Policia e Kosovës bëri të ditur se një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.
Nga Policia njoftuan tutje se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Pas marrjes së një informate se një person gjendet i shtrirë në rrugë, njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se pranë një veture me tabela vendore gjendet personi i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /InLajmi/