Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës kritikoi kryeministrin Kurti për deklaratën rreth personave të zhdukur për të cilën Kurti u dakordua me Vuçiqin në Bruksel, përcjell InLajmi.
Selmanaj, tha se përmes kësaj deklarate Kosova ia mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme.
“Me dakordimin e deklaratës për të zhdukurit, Kosova i mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme sipas Nenit 2 të Konventës së OKB-së”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj shtoi se heqja e fjalisë të zhdukur me dhunë rrezikon brutalisht që përmes devijimit të terminologjisë ta konfirmoj se ka qëllim tejkalimin e jo zgjidhjen e çështjes.
“Po ua citoj nenin 2. Zhdukje me dhunë konsiderohet çdo arrestim ndalim nga agjentë të shtetit apo grupe personash nën autorizimin e shtetit. Heqja e fjalisë të zhdukur me dhunë rrezikon brutalisht që përmes devijimit të terminologjisë ta konfirmoj që se ka për qëllim adresimin por tejkalimin”, ka shtuar tutej Selmanaj. /InLajmi/