Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës këtë të enjte po diskutohet për miratimin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton InLajmi.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka replikuar me deputetët për kritikat rreth deklaratës për personat e zhdukur.
Bislimi iu drejtua deputetëve të opozitës se ata e kanë trajtuar me zero urgjencë çështjen e personave të pagjetur
“Deklarata për të cilën ne jemi dakorduar e ka titullin: “Deklarata e kryeministrit Albin Kurti”, ndërsa ju e keni trajtuar me zero urgjencë çështjen e personave të pagjetur”, është shprehur Bislimi. /InLajmi/