Një vajzë nga Gllamniku i Podujevës është zhdukur që nga 2 maji, përcjell InLajmi.
Në Policinë e Kosovës është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer ende.
Me vendim të prokurorit, rasti është inciuar.
Njësitet policore janë duke vazhduar hetimet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Gllamnik, Podujevë 02.05.2023 – 07:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe ende nuk është kthyer. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /InLajmi/