• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Si qëndron Kosova sa i përket lirisë së shprehjes së gazetarëve?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
3 May 2023
në KRYESORE
0 0
0
Si qëndron Kosova sa i përket lirisë së shprehjes së gazetarëve?
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të mërkurë shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, shkruan InLajmi.

Për gazetarë dhe media, liria e shprehjes është e rëndësishme për shkak të rolit të tyre në zbulimin e së vërtetës, informimin e publikut, mbajtjen përgjegjës të politikanëve, kërkimit të llogaridhënies nga autoritetet publike dhe të drejtën që të jenë vazhdimisht skeptikë ndaj veprimeve të qeverisë.

Lirinë e shprehjes e minojnë rastet e sulmeve fizike dhe kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve, gjë e cila ndodh edhe në Kosovë, e kohëve të fundit kjo dukuri duket se është shpeshtuar.

Organizata Gazetarët pa Kufij në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike sa i përket lirisë së shprehjes. Megjithatë sipas indeksit që u publikua të martën, edhe Shqipëria edhe Kosova kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ngriti shqetësimin për sulmet e vazhdueshme verbale dhe fizike ndaj gazetarëve në Kosovës ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë në Kosovë që këto raste t’i trajtojë me seriozitet.

“Shqetësimet tona kryesore mbesin kualifikimi i gabuar i veprave penale nga ana e prokurorëve ndaj sulmueseve të gazetarëve, kryesisht duke përzgjedhur vepra më të lehta penale dhe zvarritja e rasteve në gjykata dhe dënimet jashtëzakonisht të ulëta ndaj sulmueseve të gazetarëve të shqiptuara nga gjykatësit. Ne kërkojmë nga prokurorët që në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të ndërmarrin hetime profesionale dhe të pavarura dhe akuzat ndaj sulmueseve të gazetarëve t’i përpilojnë duke marrë parasysh jo vetëm rrethanat lehtësuese por edhe ato rënduese me qellim të dekurajimit të sulmeve ndaj gazetarëve. Nga gjyqtarët kërkojmë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet të lartë dhe sulmuesit të marrin dënime që reflektojnë rrezikshmërinë që iu kanoset gazetarëve e jo të shqiptohen dënime të lehta”, thuhet në deklaratën e AGK-së.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, në një deklaratë për InLajmin, flet për lirinë e shprehjes në Kosovë ndërsa përmend sfidat dhe problemet me të cilat gazetarët përballen çdo ditë.

Mushkolaj thotë se Kosova qëndron më mirë sa i përket lirisë së shprehjes në krahasim me vendet e rajonit gjersa shton se askush nuk duhet të jetë i kënaqur me këtë fakt, pasi mediet çdo ditë përballen me sfida dhe probleme të ndryshme.

“Kosova nuk qëndron keq në këtë aspekt, në krahasim me vendet e rajonit. Por askush nuk duhet të jetë i kënaqur me këtë sepse gazetarët dhe mediat përballen çdo ditë me sfida dhe probleme të ndryshme që nga mungesa e transparencës institucionale, e deri te kushtet e punës në media”, tha Mushkolaj për InLajmin.

Kryetari i KMSHK-së gjithashtu shpreh shqetësimin për sigurinë e gazetarëve në Kosovë, duke theksuar se gjendja sa i përket sigurisë së tyre nuk është e kënaqshme ndërsa i bën thirrje institucioneve për hartimin e strategjive të reja, në mënyrë që sulmet e gazetarëve të adresohen dhe “pandeshkueshmëria” ndaj sulmeve të marrë fund.

“Gjendja e sigurisë së gazetarëve nuk është e kënaqshme në Kosovë. Sidomos gjatë punës në terren ata janë “në mëshirë të fatit” dhe potencialisht të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe sulmeve të ndryshme”, duke shtuar se gazetaria është profesion me rrezikshmëri tejet të lartë dhe si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë, që nga redaksitë në të cilat gazetarët punojnë dhe deri në nivelin institucional. /InLajmi/

Tags: AGKImer MushkolajLiria e Shprehjes
Postimi i mëparshëm

Kjo është gjendja shëndetësore e femiut që u sulmua nga qentë endacak

Postimi tjetër

Sulmi vrasës në Beograd, reagon Kamberi : Është i dhimbshëm si lajm e i tmerrshëm si fakt

Të ngjajshme Postime

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
KRYESORE

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve
KRYESORE

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë
KRYESORE

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik
KRYESORE

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative
KRYESORE

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”
KRYESORE

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
Postimi tjetër
Sulmi vrasës në Beograd, reagon Kamberi : Është i dhimbshëm si lajm e i tmerrshëm si fakt

Sulmi vrasës në Beograd, reagon Kamberi : Është i dhimbshëm si lajm e i tmerrshëm si fakt

Lajmet e fundit

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Fetah Paçarizi pas takimit me mësimdhënës: Arsimi cilësor do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë

Fetah Paçarizi pas takimit me mësimdhënës: Arsimi cilësor do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu