Kryeministri Edi Rama thotë se betejën për zgjedhjet e 14 majit e ka me arritjet dhe jo me kundërshtarët.
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë tha se kjo është fushatë ndryshe dhe nuk e ndien si betejat e tjera me kundërshtarë, por përcaktuese për të ecur përpara. Sa i përket bashkive më të rrezikuara për PS, Rama tha se Tirana është më e vështira edhe për shkak të numrit të lartë të popullsisë.
Rama tha se fushata është komunikuese dhe jo konfrontuese, pasi nuk ka kundërshtarë në sensin e përplasjes, shkruan Top Channel.
“Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasje. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim. Një kandidat është më shumë sesa një person, është një burim energjie që ka të bëjë me mbështetjen që ka, ka të bëjë me forcën që përfaqëson, nëse është i pavarur ka të bëjë me atë shtresë apo grup që mund të jenë bashkuar për ta mbështetur.” tha Rama.