Pas 3 orësh negociatash të martën, autoritetet e Kosovës e refuzuan Projektstatutin e Bashkësisë së Komunave Serbe, të cilin e ka prezantuar Ekipi Menaxhues, transmeton InLajmi.
Projektstatuti është një dokument që rrjedh drejtpërdrejt nga Marrëveshja e Parë për Parimet që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve nga viti 2013 dhe Parimet e Përgjithshme nga 2015, në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, të cilën delegacionet nga Prishtina e pranuan dhe e ratifikuan në parlamentin e tyre.
“Drafti i Ekipit Menaxhues të Asociacionit i cili përfshin përfaqësues të komunave serbe nga Kosova është hartuar në vitin 2018, por deri mbrëmë shqiptarët nuk kanë pranuar të njihen me përmbajtjen e tij, edhe pse ishte obligim i tyre nga Marrëveshja e Brukselit.Teksti i përmendur rregullon pozitën e Asociacionit të drejtat dhe detyrat e tij, fushëveprimin e punës, kompetencat, financimin… Por tashmë në leximin e parë në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, u pa qartë se Alibin Kurti nuk pranoni diçka për të cilën është angazhuar pala e tij”.
Sipas asaj që shkruan gazeta Novosti, Kurti nuk është pajtuar me nenin 2, nen ky i cili flet për territorin që do përfshinte Asociacioni dhe “simbolet e saj të shtetësisë”, të drejtën për flamur, stemën dhe himnin dhe selinë administrative që do të ishte në Mitrovicën e Veriut.
Veç kësaj, Kurti nuk është pajtuar as me nenin 16, që nënkupton se Komuniteti menaxhon pronat dhe mallrat publike, infrastrukturën, burimet natyrore. Gjithnjë sipas Novostit, Kurti nuk është pajtuar as me dispozitën ku specifikohet e drejta e Asociacionit për të marrë para nga buxheti i Serbisë. Tutje thuhet se delegacionit të Kosovës Prishtinës nuk i pëlqeu as neni 54, i cili thotë se asetet në përdorim të përgjithshëm (rrugët, urat, tunelet, hekurudhat, rrugët, parqet…), të cilat gjenden në territorin e Asociacionit menaxhohen nga vetë Asociacioni. /InLajmi/