Sëmundja e tuberkulozit e cila njihet si epidemia botërore, vazhdon të sfidojë popullatën gjithandej por edhe ekspertët shëndetësor meqë kjo sëmundje mbetet aktive përherë, shkruan InLajmi
Pra tuberkulozi edhe në shekullin 21 vazhdon të jetë sëmundje aktive në të gjitha vendet e botës, po ashtu edhe një nga sëmundjet më infektuese.
Kjo sëmundje përhapet më lehtë kur njerëzit qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë afër njëri tjetrit në mjedise të mbyllura si në autobusë, aeroplanë, trena udhëtarësh.
Ndërsa simptomat tipike të infektimit me tuberkuloz janë, kollitja, temperatura, rënie peshe, anoreksi, lodhje, djersitje natën, dhimbje gjoksi, ethe etj.
Sikur e tham më lartë sëmundja e tuberkulozit është epidemi aktive në gjithë botën, e tillë është edhe në Kosovë, por fatmirësisht në nivel shumë më të ultë krahasuar me vitet e mëhershme ku incidenca e kësaj sëmundje ka qenë shumë e lartë.
Situata aktuale e sëmundjes së tuberkulozit në Kosovë?
Ndonëse viteve të mëhershme Kosova ka qenë mjaftë e atakuar nga sëmundja e tuberkulozit, viteve të fundit kjo sëmundje ka vëmendjen e veçantë, mbahet nën kontroll dhe është arritur ti “ndalet” hovi dukshëm, megjithatë ende mbetet një nga problematikat e shëndetësisë në vend.
Se situata më këtë sëmundje infektuese është në kontroll e konfirmoi edhe pulmulogu i njohur kosovar Skënder Baca i cili deklaroi se situata aktuale është në kontroll edhe me kapacitet të mjaftueshme mjekësore.
“Situata aktuale është në kontroll nuk kemi raste të shumta të infektimeve me tuberkuloz siç kemi pasur para 20 viteve por momentalisht e kemi në kontroll kemi kapacitete mjaft. Gjithashtu edhe trajtimi medikamentoz është i mjaftueshëm meqë është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë por nuk kanë munguar as edhe donacionet me barna për këtë” , tha Baca për InLajmin.
Pulmologu Baca, gjithashtu thekson se fat i mire është se sëmundja e tuberkulozit nuk prek shumë moshat e reja.
Sipas tij, shqetësuese vazhdon të mbetet fakti se tuberkulozi ende vazhdon të jetë sëmundje rinore, meqë moshat e reja janë të atakuar nga kjo epidemi.
“Ende kemi raste kur tuberkulozi prek moshat prej 20-40 vjeç. Ka edhe raste të kësaj sëmundje edhe tek moshat e shtyra por sipas statistikave mbizotrojnë këtu rastet tek moshat e shtyra”, tha Baca për InLajmin.
Numri i pacientëve, koha e shërimit e vdekshmëria nga tuberkulozi në Kosovë
Numri i atyre që janë duke u trajtuar në klinikën e QKUK-së për këtë sëmundje është i vogël vitet e fundit krahasuar me vitet para lufte.
“Prej 66 shtretërve që ka Klinika e Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë dikund 20 pacientë që trajtohen nga kjo sëmundje”, deklaroi ai.
E me rritjen e kapaciteteve mjekësore, sipas Bacës edhe numri i personave që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje është zvogëluar dukshëm vitet e fundit.
“ Incidenca e sëmundjes së tuberkulozit tani ka rënë shumë krahasuar me vitet e para luftës. Para lufte 80 raste ishte në 100.000 banorë kurse tani kemi arritur që këtë ta zvogëlojmë në 40 raste në 100.000 banorë brenda vitit”, shtoi ai.
Përveç se është zvogëluar numri i atyre që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje edhe periudha e trajtimit nga kjo sëmundje është shkurtuar.
“Vdekshmëria është zvogëluar mjaft shumë. Para lufte kanë qenë 10 raste në 100.000 banorë tani kur po flasim kemi 2 raste në 100.000 banorë”, tha Baca.
Krahas uljes së numrit të rasteve, falë angazhimit të gjithë akterëve është arritur të shkurtohet kohëzgjatja e trajtimit të pacientëve me tuberkuloz.
Kështu pulmulohu Baca tha për InLajmin se më herët koha e shërimit nga kjo sëmundje ka qenë 6e në raste edhe më gjatë , kurse tani trajtimi zgjatë 1 muaj.
“1 muaj është shkuruar kohëzgjatja e mjekimit më parë ka qenë 6 mua jpor edhe ka pasur raste që pacientët të trajtohen për 12 muaj, ndërsa tani më pak. Gjithashtu në periudhat e mëhershme pra rastet kanë qenë më të rënda, tani kemi më pak raste të rënda dhe komplikime”, tha ai.
Sa pulmulogë ka aktualisht në Kosovë?
Me zhvillimin e kapaciteteve mjekësore edhe krijimin e kushteve nga bashkësia ndërkombëtare në disa aspekte është rritur edhe numri i pulmulogëve.
Baca deklaroi se para luftës Kosova ka pasur 60 pulmulog ndërsa tani ka 80 pulmulog ku 20-25 nga ta janë në specializim. /InLajmi/