Në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, por është shtyllë e një demokracie të lulëzuar, përcjell InLajmi.
“Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar”, tha Osmani.
Osmani theksoi se Kosova në Ditën Botërore të Librit feston sukseset e vazhdueshme në indekset ndërkombëtare ndërsa shtoi se institucionet shtojnë angazhimin për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme.
“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu rinovojmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme”, tha ajo. /InLajmi/
Media freedom is not just a sign of a healthy society, it is a pillar of a thriving democracy.
Today, on #WorldPressFreedomDay, we celebrate 🇽🇰’s continued successes in int’l indices, but we also renew our commitment to defend the invaluable role of free and unbiased media.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 3, 2023