Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka theksuar se pas takimit të së martës në Bruksel dhe refuzimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të diskutuar për asociacionin, rriten shqetësimet se çfarë do të ndodhë në Kosovë, transmeton InLajmi.
Petkoviq tha se krizat e reja në veri i shprehi si shqetësim edhe presidenti Aleksandër Vuçiq, por edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Joseph Borrell, i cili tha se rrugët janë të hapura për kriza të reja në veri të Kosovës.
Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve dhe bisedimet për këtë janë pothuajse inekzistente.
“Nga ana e Prishtinës është mohuar gjithçka që është rënë dakord për Asociacionin. E dëgjuam dje Kurtin duke thënë se nuk ka ekip menaxhues për të, dhe se ai nuk ka asnjë rol, edhe pse ka ai ka një mandat.Ekipi menaxhues ka 4 anëtarë, në mbledhje ishin 2 zonja të cilat në mënyrë profesionale prezantuan draftin e Statutit të krijuar gati pesë vite më parë.Gjatë gjithë kohës gjatë prezantimit të tyre Kurti qeshte me Bislimin duke e prishur rrjedha e prezantimit, duke u përpjekur për të nënçmuar ato 2 zonja të mrekullueshme. Të ketë kaq urrejtje për gjithçka që është serbe është e pabesueshme. Ai nuk është i gatshëm të pajtohet për asgjë, nuk është i interesuar të formojë Asociacionin”, theksoi Petkoviq.
Siç shtoi ai, Ekipi Menaxhues kishte 4 muaj në 2018 për të përgatitur dokumentin, i cili është bërë me përkushtim, dhe i cili bazohet në 4 marrëveshje nga Brukseli.
Ai theksoi se Kurti nuk dëshiron paqe, marrëveshje të reja e as Aociacionin.
“Kurti prej se ka ardhur në pushtet ai vazhdimisht ka përsëritur se nuk do ta formojë Asociacionin. Për neve është i nevojshëm Asociacioni sepse paraqet mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individuale të serbëve në Kosovë. Kurti dëshiron të dëboni popullin serb, prandaj po shkojmë nga kriza në krizë”, tha Petkoviq.
Sipas tij, Serbia nuk do të lejojë që Asociacioni të jetë në nivel të një organizate joqeveritare, duke shtuar se ka 10 vite që lufton për formimin e saj.
Petkoviq thekson se pika e tretë e bisedimeve të djeshme kishte të bënte me situatën në terren pas zgjedhjeve antidemokratike në veri të Kosovës.
“Kemi pasur zgjedhje në të cilat kanë dalë 3.4 % e qytetarëve, 1500 shqiptarë dhe 13 serbë, dhe tani situata është e tillë që shqiptarët janë zgjedhur si kryetarë komunash. Tash është afati 28 maji, nga momenti KQZ shpalli rezultatet e zgjedhjeve deri në momentin kur duhet të marrin detyrën. Të gjitha këto janë situata që tani hapin pikëpyetje të reja, dilema të reja sigurie”, tha Petkoviq.
Ai u tha qytetarëve të Serbisë dhe popullit të Kosovës se sado e vështirë dhe e dhimbshme të jetë biseda me Kurtin, paqja dhe jeta e serbëve në Kosovë duhet të ruhet.
Ai ka theksuar se i takon BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë presion mbi Prishtinën, shkruan tvpink.rs.
“Epo, të shohim nëse ai do t’i shikojë gjërat ndryshe, sepse pa një bisedë dhe me këtë sjellje represive të Aljbin Kurtit, nuk shoh se si mund të ecim përpara, dhe nuk shoh se si mund të flasim për kompromis. sepse kjo është fjalë e ndaluar në Prishtinë”, ka përfunduar Petkoviq. /InLajmi/