Analisti kosovar, Imer Mushkolaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për veprime të dyfishta. Mushkolaj ka thënë se tashmë janë bërë “2 Albin Kurta”, njëri që thotë se nuk e bëj Asociacionin dhe tjetri që çdo veprim e bën në drejtim të themelimit të Asociacionit.
“Z. Kurti ka vepru me 2 standarde. Një herë ka thënë se bëj Asociacionin. Ndërkohë të gjitha veprimet i ka bërë në drejtim të formimit të Asociacionit. Janë 2 Albin Kurta”, ka thënë Mushkolaj
“Unë kam qenë kundër Asociacionit të 2013-2015. Edhe kam protestuar kundër tij. Se çfarë Asociacioni do të sjell z.Kurti mbetet me e pa. Urojmë që Kurti të mos lejojë Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka shtuar tutje ai për T7
“Ne kemi kërku që z.Kurti të mos pranojë Asociacion të dëmshëm me çfarëdo çmimi. Ne s’po i themi prano. Por ne do t’ia përmendim çdo moment rrenën.Unë e kam frikën që këto takime që mbahen për draftin e tjera, që janë sa për sy e faqe. Ndërkohë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë me e ofru një model të tyre”, ka shtuar tutje Mushkolaj