Malisheva e ka vijuar serinë e fitoreve në Albi Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli e mposhti rivalin direkt për mbijetesë Trepçën’89, duke e arritur triumfin e 3-të rresht.
Goli i Bleart Tolajt ishte i vetmi i realizuar në këtë takim, shkruan Klan Kosova.
Malisheva gjendet në zonën e shpëtimit në rënditjen tabelore me 39 pikë, kurse Trepça`89 është në pozitën e barazhit me 34 pikë.