Skuadra e Ferizajit ka marrë 3 pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë.
Bardhekaltërit fituan ndaj Drenicës me rezultat 2-0.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa Ferizaji e arriti fitoren në pjesën e 2.
Albin Krasniqi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 52-të, ndërsa Betim Haxhimusa shënoi golin e fitores së Ferizajit në minutën e 73-të.
Vlen të përmendet se në këtë ndeshje u regjistruan edhe 2 karton të kuq, nga një për secilën skuadër.
Lukman Hussein u përjashtua te Drenica ndërsa te vendasit Enhar Cakolli.
Ferizaji me këtë fitore mban gjallë shpresat për mbijetesë, duke shkuar në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendin e 9, shkruan IndeksOnline
Në anën tjetër Drenica është pranë rënies nga Liga, pasi renditet e fundit me 23 pikë