Kryeqyteti hungarez, Budapesti, do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.
3 ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë.
Për shkak të sanksioneve të UEFA-s, bjellorusët kanë zgjedhur që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë në Novi Sad, ku duhet të luajnë pa praninë e tifozëve.
Për dallim nga Rusia, Bjellorusia mund t’i zhvillojë ndeshjet në turnetë e UEFA-s, por jashtë vendit dhe pa praninë e tifozëve.
Në kualifikimet për ‘Euro 2024’, kjo përfaqësuese ndodhet në Grupin I së bashku me Kosovën, Zvicrën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën, shkruan Telegrafi.
Në rastin e Kosovës, padyshim se duhej të caktonte një vend tjetër për zhvillimin e ndeshjes, ku Bjellorusia është në cilësinë e nikoqirit, kështu që është zgjedhur Budapesti.