Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III në 6 maj.
Zyrtarizmi erdhi pas takimit që pati kreu i shtetit me ambasadorin britanik, Alastair King Smith.
Diplomatik britanik tha se pjesëmarrja e tij është një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë, shkruan A2CNN
“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, tha ambasadori britanik