Pas urdhërit të presidentit Aleksandër Vuçiq që serbët të largohen nga institucionet e Kosovës nëntorin e vitit të kaluar situata në veri nuk ishte aspak e qetë, por situata, mund të thuhet u përshkallëzua me zgjedhjet në veri të Kosovës, në 4 komuna, të cilat serbët, me urdhër të Beogradit, i bojkotuan dhe rezultati i të cilave rezultoi që shqiptarët të fitojnë e të qeverisin, transmeton InLajmi.
Ndërkohë që retorika e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditët e fundit, para takimit të nesërm me Albin Kurtin në Bruksel, po bëhet ofenduese për ndërkombëtarët deri në pikën e padurueshme.
I pyetur se çfarë mund t’u prezantojë Vuçiq qytetarëve të Serbisë nesër, pas takimit me Kurtin në Bruksel, si “fitues”, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike i thotë Danasit shkurt dhe qartë – asgjë.
“E vetmja gjë që mund t’i japë atij një lloj zero, është që ai të marrë garanci eksplicite se do të gjendet një zgjidhje për kthimin serbëve në institucionet e Kosovës në një marrëveshje me përfaqësuesit serbë. Nëse nuk kthehen në institucione, nuk ka Asociacion. Të mos gënjejmë, pasi nuk ka as mbrojtje elementare. Nëse mund të menaxhohesh nga dikush që ka fituar dhjetëra vota në Zubin Potok, për çfarë po flasim”, thekson, Dushan Janjiq.
I pyetur nëse do të ketë stuhi të madhe politike në Serbi pas takimit Vuçiq-Kurti në Bruksel, Janjiq nuk e përjashton këtë.
“Deklarata disi të buta, jo bindëse të përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së për krizën aktuale, zbehin besimin se Vuçiq ka raporte të mira komunikimi me SHBA-të”, tha ai.
“Nuk e di se çfarë është, por mendoj se zgjedhjet lokalenë veri nuk do të ishin mbajtur nëse SHBA-ja do të kishte gjetur një kompromis në kohë. Drejtori i Zyrës për Kosovën asnjëherë nuk e ka mohuar se përfaqësuesit e Listës Serbe, kanë dashur të bisedojnë për kthimin në institucionet e Kosovës, por Beogradi ka refuzuar. Nëse është kështu, atëherë kjo është se “gota është thyer” dhe se SHBA vendosi të zvogëlojë hapësirën manipuluese, por kjo është vetëm një hipotezë”, u shpreh Janjiq,
Tutja ka theksuar Janjiq se në takimin e së martës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiq, temë kryesore do të jetë çështja e të pagjeturve, por shton ai se nëse tema e parë nuk do të ketë diskutimi për kthimin e serbëve në institucione, hapjen e urës së Ibrit, atëherë do të ketë një stuhi të madhe poltike në Serbi.
“Nëse tema e parë nuk është për kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, si dhe për këtë temë më të dhimbshme për politikën e Beogradit, zgjedhjet e fundit lokale në veri të Kosovës, d.m.th vendimet e fundit. të pushteteve të sapozgjedhura, si ndryshimi i flamurit dhe hapja e urës në Ibër, që padyshim është demonstrim ushtarako-policor i kontrollit të veriut nga Prishtina, nuk di çfarë të them… Nëse nuk diskutohet, atëherë kemi vetëm 2 mundësi. Njëri është fillimi i një stuhie të madhe politike në Serbi, ku do të jetë e qartë se Vuçiq është pjesë e një maskarade, në të cilën një gjë shumë e rëndësishme, dialogu për normalizimin po keqpërdoret për të ndërmarrë masa për menaxhimin e konfliktit”, u shpreh Janjiq për Danas.
Tutje Janjiq theksoi se ka edhe një mundësi tjetër nëse çështjet e lartcekura nuk diskutohen. /InLajmi/