Tashmë edhe zyrtarisht kuptohet se ku do të zhvillohet finalja e parë e ‘Play-off’-it.
Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, është koha për finalet e “Play-off”-it, ku priten super ndeshje mes Trepçës dhe Pejës.
Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin në çerekfinale dhe Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin, shkruan Lajmi.net.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon 3 fitore, kualifikohet në finale.