Këtë të martë janë bërë 24 vjet që kur forcat kriminale serbe vranë shqiptarë të pafajshëm në Studime të Vushtrrisë, përcjell InLajmi.
Masakra e Studimes është një ndër masakrat më të mëdha ndaj civilëve shqiptarë, ku paramilitarët serbë vranë 116 shqiptarë të pambrojtur.
E këtë masakër në përvjetorin e saj e ka përkujtuar nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, e cila ka thënë se fshati Studime është “dhimbja jonë e madhe”.
Postimi i plotë i saj:
Studime, dhimbja jonë e madhe. /InLajmi/
