Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovës Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar takimin që do të mbahet nesër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përcjell InLajmi.
Sipas saj, modeli i statutit të Asociacionit që do të negocohet në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit do të ndikojë në funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
Për më tepër, ajo shton se ky model do të ndikojë edhe në fatin e kufijve në Ballkan, pasi do të frymëzojë të gjitha pakicat në Ballkan, e sidomos shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ata atje përbëjnë gjysmën e popullatës.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Modeli i statutit te asociacionit te cilin Kurti neser do ta negocioj me Vuciqin ne Bruksel do te ndikoj ne funksionalitetin e shtetit te Kosoves dhe ne fatin e kufijve ne Ballkan sepse do te frymezoj gjitha pakicat ne Ballkan edhe me shume shqiptaret ne Maqedonine veriore sepse nuk jane pakice atje por jane gjysma e popullates… /InLajmi/