• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 24 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Një maji e gjen Kosovën me mungesë të punëtorëve

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
1 May 2023
në KRYESORE
0 0
0
Një maji e gjen Kosovën me mungesë të punëtorëve
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën me shifër më të ulët të papunësisë, krahasuar me vitet e kaluara, por me mungesë punëtorësh në disa sektorë.

Nga 45% sa ka qenë shkalla e papunësisë në vitin 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ajo ka rënë në afro 17% në tremujorin e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Papunësia, afër 17%

Kosova, ndër vite, ka pasur shkallë të lartë të papunësisë. Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2022, papunësia llogaritet të jetë 16.6%. Më e larta është shifra e qytetarëve ekonomikisht joaktivë. Sipas ASK-së, këta persona nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë, as nuk kërkojnë punë.

Të dhënat për gjithë vitin 2021 tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20%.

Sipas ASK-së, nga mbi 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Afër 100 mijë të rinj as në shkollë, as në trajnim e as në punë

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se afër 100 mijë të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk ndjekin as shkollim, as ndonjë trajnim dhe nuk janë të punësuar.

Pavarësisht këtyre shifrave, punëdhënësit kanë raportuar sidomos gjatë viteve të fundit vështirësi për të gjetur punëtorë për pozita të caktuara.

Me këtë problem janë përballur më së shumti bizneset në sektorin e bujqësisë, gastronomisë, ndërtimtarisë dhe tekstilit.

Në platformat online, nëpërmjet të cilave kërkohen punëtorë, aktualisht ka mijëra vende të lira pune.

Vetëm në platformën ‘superpuna’ të Qeverisë së Kosovës, e cila është vënë në funksion në muajin shkurt me qëllim punësimin e të rinjve, janë nxjerrë afër 5.000 vende të lira pune brenda 2 muajsh.

Po ashtu, në dyert dhe dritaret e bizneseve janë bërë të shpeshta shpalljet përmes të cilave kërkohen punëtorë.

Pse ka rënë interesimi për të punuar?

Me mungesë punëtorësh përballet sidomos sektori privat, i cili njëherësh është edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë me mbi 220 mijë punëtorë.

Interesimi i qytetarëve për të punuar në këtë sektor ka rënë për disa arsye. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës dhe disa anketave me punëtorë të sektorit privat, ata janë ankuar për paga të ulëta, mosrespektim të orarit të punës, privim nga pushimi etj.

“Me vite të tëra kemi tërhequr vërejtjen se sektori privat nuk po trajtohet as për së afërmi sipas Ligjit të punës. Në mungesë të respektimit të të drejtave, shumë punëtorë kanë hequr dorë nga puna”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Rreth 105 mijë punëtorë marrin pagë minimale

Paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro. Sipas një studimi të bërë në vitin 2022 nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me këtë shumë paguhen rreth 105 mijë punonjës.

Ata kryesisht punojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, në industrinë përpunuese, në gastronomi, në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, në ndërtimtari etj.

Kuvendi i Kosovës, më 14 qershor të vitit të kaluar, ka votuar në parim një projektligj, që hap rrugë për rritjen e pagës minimale: nga 130-170 euro sa është aktualisht, në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Ky projektligj nuk është miratuar ende në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Agjencisë evropiane të Statistikave – Eurostat, Kosova është vendi me pagën më të ulët minimale në Evropë.

Paga mesatare në Kosovë në vitin 2021 ka qenë 484 euro.

Në fillim të shkurtit të këtij viti, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për pagat, i cili u ka sjellë rritje gati të gjithë punonjësve të sektorit publik. Autoritetet kanë thënë se me këtë ligj, paga mesatare do të arrijë deri në 730 euro.

Aftësohen në Kosovë, synojnë tregun e BE-së

Shumë të rinj në Kosovë, përgjatë viteve, janë aftësuar në profesione të ndryshme në Agjencinë e Punësimit institucioni kryesor në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Përmes 7 qendrave të saj nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, kjo agjenci ofron trajnime për mbi 30 profile të profesioneve të ndryshme, përfshirë: moler, murator, suvatues, kuzhinier, furrtar, pastaj për saldim, administrim biznesi, floktari e të tjera.

Por, shumë të rinj që aftësohen në këto qendra, largohen nga Kosova, për t’u punësuar jashtë vendit.

Udhëheqës të këtyre qendrave kanë deklaruar se shumë prej tyre synojnë tregun e Bashkimit Evropian.

Trendi i emigrimit të qytetarëve kosovarë, sipas shifrave zyrtare, është në rritje.

Sipas ASK-së, në vitin 2021 nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë. Në vitin 2020 – kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit – nga Kosova kanë emigruar mbi 8.000 veta; më 2019 mbi 34.000; më 2018 mbi 28.000.

Arsyet e emigrimit kanë qenë të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi.

Mungesa e punëtorëve ka detyruar, pastaj, disa biznese në Kosovë që të kërkojnë punëtorë prej jashtë vendit.

Disa biznese në Prishtinë kanë të vendosura shpallje nëpërmjet të cilave kërkojnë punëtorë. Tetor, 2022.

Si ndikon mungesa e punëtorëve në ekonomi?

Shoqatat ekonomike në Kosovë, të cilat përfaqësojnë bizneset, kanë paralajmëruar se mungesa e punëtorëve do të bëhet një nga pengesat kryesore të rritjes ekonomike në Kosovë.

“Për të zbutur problemin duhet të bëhen përpjekje nga të gjithë, duke filluar nga institucionet deri te punëdhënësit, të cilët duhet të shqyrtojnë, para së gjithash, nivelin e pagave”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka.

Kosova, prej vitesh, përballet me probleme ekonomike. Rritja ekonomike në vitin 2022 ka qenë 3.5%.

Sipas të dhënave të Grupit të Bankës Botërore, Kosova, në vitin 2023, pritet të ketë rritje ekonomike 3.7%, shkruan REL.

Nxitës të zhvillimit ekonomik pritet të jenë kryesisht konsumi privat, eksportet dhe investimet publike.

Tags: ASKPunëtorëtQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

“Jemi në pushim vjetor 365 ditë ndaj të drejtave të punëtorëve”, PSD me aksion para qeverisë

Postimi tjetër

“Kërkojmë rritjen e pagave”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Prishtinë

Të ngjajshme Postime

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër
KRYESORE

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë
KRYESORE

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim
KRYESORE

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

23 July 2025
“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin
KRYESORE

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

23 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin
KRYESORE

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës
KRYESORE

Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

22 July 2025
Postimi tjetër
“Kërkojmë rritjen e pagave”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Prishtinë

“Kërkojmë rritjen e pagave”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Prishtinë

Lajmet e fundit

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu