Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj këtë të hënë shkoi për vizitë në familjen e dëshmorit, Ibrahim Uruqi nga Bresalci i Gjilanit, përcjell InLajmi.
Mehaj deklaroi se njerëzit sikur Ibrahimi që me shembullin e tyre na treguan e mësuan se si sakrifikohet për atdheun.
Ai shtoi se të jetosh për atdheun dhe në shërbim të tij, atëherë jeta merr kuptimin e saj të vërtetë.
Postimi i plotë i tij:
Vizitë në familjen e dëshmorit, Ibrahim Uruqi nga Bresalci i Gjilanit.
Të jetosh për atdheun dhe në shërbim të tij, atëherë jeta merr kuptimin e saj të vërtetë. Kështu ishte Ibrahimi, ai qysh herë filloi me aktivitetin e tij, që mga shkrimi i parullave, pastaj protesta dhe demostrata e deri tek kyçja në UÇK. E gjithë veprimtaria e tij për një qëllim, për Kosovën e lirë.
Janë pikërisht njerëzit sikur Ibrahimi që me shembullin e tyre na treguan e mësuan se si sakrifikohet për atdheun, duke i falë gjithçka atij, e duke mos kërkuar asgjë. Kjo është dashuria ndaj atdheut.
Të biesh heroikisht për lirinë e popullit tënd është fundi më krenar që mund të kesh.
Lavdi Ibrahimit dhe gjithë dëshmorëve të kombit! /InLajmi/