Kosova është një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Lidhur me këtë vendim pati 33 vota pro, shtatë kundër dhe 5 abstenime.
Shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës: Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Serbia, dhe Hungaria si surpriza më e madhe duke konsideruar faktin se kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës. Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan, ndërsa Armenia nuk votoi fare.
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit në Greqi për shkak të qëndrimit të Athinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Georgos Katrougalos, profesor i të Drejtës Publike, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës pasi Greqia është një marrëveshje të pranuar nga të 2-ja palët.
“Siç e dini Greqia është një 4 vendet e BE që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pozicioni ynë shpjegohet me faktin se ne duam të shmangim konflikte në Ballkan ndaj duam zgjidhje që të pranohen nga të 2-ja palët konform ligjit ndërkombëtar. Ne jemi në favor të dialogut direkt mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës dhe ne siç e kemi thënë duam një marrëveshje të pranueshme që të zgjidhë problemet në Ballkan, siç u bë me marrëveshjen e Prespës që i dha fund konfliktit mes Greqisë dhe RMV”, tha ish-ministri i Jashtëm grek.