Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është ndjerë mesditën e sotme në Janinë, afër kufirit shqiptaro-grek.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit, e cila ndodhi në orën 17:06, ndodhet 13 kilometra në lindje-juglindje të Leptokaryas në Janinë.
Mediat greke raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në rrethinat e vendit.
Ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo në jetë njerëzish, shkruan Gazeta Exspress.
Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.