Në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjnë erëra nga juglindja ndërsa lokalisht priten edhe riga kryesisht të dobëta, afatshkurtra shiu. Temperatura maksimale deri në 22 gradë Ceslius.
Në Shqipëri nesër pritet ët mbjaë mot me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësira. Gjatë ditës ose pasdite nga jugu do të vijnë vranësira të që do të kushtëzojnë reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale nga 18 deri në 24 gradë Celsius.
Të martën intervale kohore me diell, vranësira e riga të izoluara shiu në gati tërë rajonin. Gjatë natës reshje shiu priten në gati tërë Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Kosovë.
Të mërkurën pas një përmirësimi të shkurtër pasdite priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, shkruan Meteo Ballkan.
Sipas acurive aktuale sinoptike përmirësim substancial të motit mund të kemi nga e premta