Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha se Kosova për 10 vjet e ka shmangur formimin e Asociacionit dhe e njëjta poltikë do të vazhdojë edhe në raundin e ri të bisedimeve më 2 maj në Bruksel, transmeton InLajmi.
“Prishtina do të përpiqet të minimizojë rëndësinë e Asociacionit. Duke filluar nga emri, statuti, ekipi menaxhues dhe kompetencat që ka komuniteti”, tha Daçiq para gazetarëve pasi vendosi kurora lulesh në varrin e Dimitrije Tucoviq me rastin e 1 Majit Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Ai kujtoi seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku është diskutuar Asociacioni, ndërsa theksoi se edhe para 10 vitesh po në këtë organizatë është diskutuar e njëjta temë.
“10 vjet më parë, ne dëgjuam të njëjtën gjë. Të gjithë se Asociacioni ishte një akt historikisht i rëndësishëm, por kanë kaluar 10 vite dhe Asociacioni nuk u formua” tha Daçiq.
Tutje, është shprehur Daçiq se tashmë të gjithë e kanë të qartë se Sebia insiston dhe është e vendosur që Asociacioni të formohet që është edhe pika e parë e përmbushjes së marrëveshjes së Ohrit.
“Në planin e zbatimit janë vetëm 2 gjëra që janë përmendur në fillim, formimi i Asociacionit dhe ështja e personave të zhduku. Pra këto janë dy temat e para që duhet të zbatohen, por cila do të jetë dinamika në këto procese nuk mund të thuhet vërtet ende, por është thelbësore që të formohet Asociacioni, ndryshe nuk do të zbatohen as edhe pjesët tjera të marrëveshjes”, tha Daçiq.
Daçiq akuzon kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, siç tha ai po krijon kriza të reja për tu arsyetuar senë situata të tensionuara nuk janë kushtet për themelimin e Asociacionit, shkruan TV Pink.
“Ata sigurisht presin që serbët të dëbohen dhe të mos ketë nevojë për Asociacionin. Serbia ka një qëndrim të prerë. Ne do të jemi gjithmonë afër njerëzve tanë në Kosovë. Në prag të takimit të nesërm, një gjë është e sigurt, Serbia do të jetë konstruktiv dhe presidenti Vuçiq është i gatshëm për atë takim”, përfundoi Daçiq./InLajmi/