Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ua uron të gjithë punëtorëve Ditën Ndërkombëtare të Punës, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga BSPK zotohen se do të jenë gardiani i ruajtjes së të drejtave të të punësuarve në Republikën e Kosovës, dhe nuk do të tërhiqen asnjëherë nga kërkesat e arsyeshme e të drejta për realizimin e të drejtave të të punësuarve për një infrastrukturë ligjore të drejtë dhe jo diskriminuese e cila të punësuarve në Republikën e Kosovës ua mundëson ngritjen e mirëqenies sociale e ekonomike, e cila del nga mundi dhe djersa e tyre, dhe joshfrytëzim e pabarazi e diskriminim e manipulim të punës dhe djersës së shenjtë të punëtorit.
Për më tepër, nga BSPK thonë se po përcjellin veprimet e Partnerëve Socialë të Qeverisë e të Punëdhënësve, përballë detyrimeve që kanë për ta përmirësuar mirëqenien sociale e ekonomike të të punësuarve në Kosovë.
Postimi i plotë nga BSPK:
Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës
Komunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
1 maj 2023
Sot, e hënë, më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës u uron të gjithë punëtorëve Ditën Ndërkombëtare të Punës duke u uruar shëndet e prosperitet drejt realizimit të të drejtave të tyre.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës me shqetësim përcjell veprimet e Partnerëve Socialë – të Qeverisë e të Punëdhënësve, përballë detyrimeve që kanë për të përmirësuar mirëqenien sociale e ekonomike të të punësuarve në Republikën e Kosovës.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të jetë gardiani i ruajtjes së të drejtave të të punësuarve në Republikën e Kosovës, dhe nuk do të tërhiqet asnjëherë nga kërkesat e arsyeshme e të drejta për realizimin e të drejtave të të punësuarve për një infrastrukturë ligjore të drejtë dhe jo diskriminuese e cila të punësuarve në Republikën e Kosovës ua mundëson ngritjen e mirëqenies sociale e ekonomike e cila del nga mundi dhe djersa e tyre, dhe jo shfrytëzim e pabarazi e diskriminim e manipulim të punës dhe djersës së shenjtë të punëtorit.
Kryetari i BSPK-së
Atdhe Hykolli /InLajmi/