Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli nuk ka kursyer kritikat për CV-në e trajnerit të ri të Dritës.
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, ai tha fillimisht se “vetëm te ne mund të vijnë trajnerat pa CV. Kjo CV a premton. Ka qenë asistent, trajner. Ai ka qenë ne ligën e 2-të të Bullgarisë, është thuajse njëjtë sikur liga e Kosovës”.
Sokoli po ashtu shtoi se “mendoj që CV-ja duhet të jetë e qartë, e pasur, për një ekip që dëshiron të shpallet kampione”.
“Dueli Sportiv” do vazhdojë çdo të dielën, më fillim nga ora 22:00, shkruan Dukagjini.
Përpos analizave të futbollit vendor, në vijim do ketë edhe shumë risi të tjera.