Spotify thotë se mbi gjysmë miliardi njerëz, saktësisht 515 milionë, e përdorin shërbimin e tij të transmetimit në baza mujore, bazuar në të dhënat deri më 31 mars.
Kjo është një rritje prej 22% krahasuar me vitin e kaluar, ose 5% kundrejt 3-mujorit të kaluar.
Spotify tha se rritja e përdoruesve tejkaloi udhëzimet e saj me 15 milionë, me CEO Daniel Ek që komentoi se rezultatet përfaqësonin 3-mujorin e 2-të më të madh të rritjes së përdoruesve të shërbimit në historinë e tij, shkruan Albinfo.ch
Abonentët Premium, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të kompanisë, u rritën 15%, në 210 milionë, duke kaluar vlerësimet prej 206 milionë.