Një burrë nga Teksasi vrau 5 fqinjët, pasi thuhet se ishin ankuar për zhurmën e bërë nga i dyshuari i cili po gjuante me pushkë në oborrin e tij, transmeton InLajmi.
Policia në Shtetet e Bashkuara është në kërkim të një burri, i cili dyshohet se vrau 5 fqinjë, duke përfshirë një djalë 8-vjeçar, pasi disa prej tyre i kishin kërkuar të ndalonte të qëllonte me një pushkë gjysmë automatike në oborrin e tij në Cleveland, Teksas sepse po mbante zgjuar fëmijën e tyre.
Sherifi i kontesë San Jacinto, Greg Capers u tha gazetarëve të shtunën se 38-vjeçari F.O, u arratis pasi qëlloi fqinjët e tij.
Të shtënat ndodhën pranë qytetit të Cleveland, Teksas, rreth 72 km në veri të Hjustonit. I dyshuari mund të ketë ende armën e tij, një pushkë të stilit AR-15, tha sherifi, shkruan Aljazeera.
“Të premten mbrëma, i dyshuari filloi të qëllonte në oborrin e tij kur disa nga fqinjët e tij dolën për t’u përballur me të për zhurmën”, tha Capers. /InLajmi/