- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte përpjekur që marrëveshjen e Ohrit ta kamuflonte si ndryshim të marrëveshjes së periudhës 2013-2015, përcjell InLajmi.
Ai tha se gjysma e Qeverisë aktuale thotë se nuk ka Asociacion ndërsa gjysma tjetër thotë se ka, sipas tij me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve është bërë marrëveshja.
Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti, shtoi Haziri.
Postimi i plotë i tij:
Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka
Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë.
Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti.
Me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015.
Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë!/InLajmi/