Siç ka thënë e madhja Nina Simone, “Jazz-i nuk është vetëm muzikë, është një mënyrë jetese, është një mënyrë të qenurit, një mënyrë e të menduarit”. Historia e Jazz është shkruar në kërkimin e dinjitetit njerëzor, demokracisë dhe të drejtave civile, transmeton InLajmi.
Ajo i ka dhënë forcë luftës kundër diskriminimit dhe racizmit. UNESCO beson në fuqinë e muzikës Jazz-it si një forcë për paqen, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe kjo është arsyeja pse në nëntor 2011, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s shpalli 30 prillin si “Ditën Ndërkombëtare të Xhazit”.
Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për virtytet e xhazit si një mjet edukues dhe një forcë për ndjeshmëri, dialog dhe bashkëpunim të zgjeruar mes njerëzve, shkruan International.days.
Shumë qeveri, organizata të shoqërisë civile, institucione arsimore dhe qytetarë privatë të angazhuar aktualisht në promovimin e muzikës xhaz do të përqafojnë mundësinë për të nxitur një vlerësim më të madh jo vetëm për muzikën, por edhe për kontributin që mund të japë në ndërtimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse. /InLajmi/