Marrëdhëniet në mes Kroacisë dhe Serbisë shpesh herë kanë qenë të luhatuara, politikanët serbë dhe kroatë kanë sulmuar përmes deklaratave një tjetrin.
Por ka ndodhur një takim në mes kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, shkruan Tanjug
Kjo e fundit ka thënë se stabiliteti në rajon varet nga marrëdhëniet Zagreb-Beograd.
“Kam pasur një takim të mirë, shumë, shumë specifik me Plenkoviqin, të gjitha temat janë hapur, marrëdhëniet mes nesh janë të ngarkuara me pyetje të shumta, mosbesim të madh, tema emocionale për të gjithë ne, duhet të punojmë për përmirësimin dhe sjelljen e marrëdhënieve tona. më afër, por nëse për shkak të komunitetit serb në Kroaci dhe komunitetit kroat në Serbi”, transmeton Gazeta Express.
Beogradi nuk pajtohet me Zagrebin edhe për faktin se Kroacia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.