Ish-bashkëpartiakët e kryeministrit Albi Kurti, e kanë kritikuar qasjen e Qeverisë së tij sa i përket procesit të integrimit në arenën ndërkombëtare
Sipas tyre kjo Qeveri gjatë këtyre viteve më shumë ka pasur çnjohje se sa njohje të reja. Ata kanë shtuar se Qeveria është fokusuar më shumë në çështjen e dialogut me Serbin edhe pse kjo nuk ka qenë fillimisht prioritet.
Sa i përket aplikimit të Kosovës për statusin e vendi kandidat në Bashkimin Evropian, ata thonë se ky proces lidhte me suksesin që do të ketë procesi i dialogut me Serbinë.
Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Nol Nushi, tani sekretar organizativ në Partinë Socialdemokrate, ka thënë se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE është më shumë si një aplikim simbolik, pasi sipas tij, ky proces do të zgjas deri në 30 vjet që të përfundoj.
“Unë atë e kam parë më shumë si aplikim simbolik duke e parë situatën edhe luftës në Ukrainë ku u angazhuan në NATO Finlanda dhe ndodhën disa zgjerime kështu të përshpejtuara edhe Kosova e bëri këtë aplikim në këtë linjë, me demek krahu perëndimorë kundër Rusisë. Nuk shohë ndonjë zhvillim të shpejt aty sepse edhe po të pranohen duan 20-30 vite që të përfundoj, në rastin më të mirë. Kështu që nuk besoj që është temë që ka me na brengos së shpejti”, tha ai.
Ai tha se fati i Kosovës është lidhur me fatin e dialogut me Serbinë. Nushi shton se për 2 vjet në këtë qeverisej më shumë ka pasur çnjohje se sa njohje të reja, e krejt kjo ai thekson që ka ndodhur si shkak i qasjes së gabueshme të Qeverisë.
“Fati i shtetit të Kosovës praktikisht është lidh me fatin e dialogut me Serbin, krejt këta qeveritar sot që qeverisin kanë thënë dikur që neve nuk kemi njohje sepse ka korrupsion, ka keq qeverisje, janë të pa aftë qeveritë. Për 2 vitet të Kurtit ka më shumë çnjohje, se njohje nuk ka hiq edhe ne gjithmonë kemi qen pro dialogut dhe pro kompromisit në dialog në mënyrë që problemi i Kosovës të zgjidhte një herë e përgjithmonë ndërkombëtarisht”, shkruan EO
“Ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pa varur dhe sovran, problemi është që shumica e botës, e shteteve nuk po na konsiderojnë të tillë. Qysh ndodh ko ndodhë duke e zgjidh problemin me Serbinë. Këtu nuk po më duket se ka qasje nga qeveria jonë, qasje që donë me zgjidh problemin që ta përfundojmë këtë problem. Më shumë po duket një tentativë e Kurtit edhe e Vuçiqit që të investojnë në këtë problem vazhdimisht, që të mos ndalet sepse po ju shërben për elektorat të brendshëm. Në këtë linjë nuk shoh ndonjë përparim të njohjeve, fatkeqësia ke që edhe mas marrëveshjes Ohrit, shtet si Spanja, Greqi që pritej që do të na njeh deklaruan nga Beogradi që nuk ndryshojnë ndryshim. Perspektiva është e zymtë sepse qasja e qeverisë është problematike”, tha ai.