Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Agim Musliu, këtë të shtunë ka krahasuar Serbinë aktuale me atë të viteve ’90-ta, përcjell InLajmi.
Musliu deklaroi se as sot Serbia nuk ka një ekonomi më të mirë dhe sipas tij gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë.
Ai shtoi se aftësia e shtetit serb është genjeshtra e se gjithcka tjetër është zero
Postimi i plotë i tij:
Kjo kartmonedhë ka qenë reale. Vlera e saj nuk ka qenë më e madhe sesa 50 €.
Është përdorur në vitet 90-ta në ish-Jugosllavi, përkatësisht në Serbi.
Një shtet që ka kartmonedhë me kaq shumë zero, e të cilat për t’i numëruar duhet marrë një laps, është shtet dështak.
As sot Serbia nuk ka një ekonomi më të mirë. Ajo nuk ka të gjallë pa përkrahjen perëndimore. Por, gabimi i Perëndimit me të është se e ka llastuar shumë.
Aftësia e vetme e serbëve është rrena! Sikurse në dinarët e tyre… ata mendojnë që vlera e tyre rritet me zero, pa e ditur që sado shumë zero të ketë, numri që i rrit zerot është i pari, ai që u paraprin atyre.
E në kuptimin figurativ, ky numër është të qenët i njerëzishëm, të qenët human. Gjithçka tjetër është vërtet zero! /InLajmi/