Kryetari i ri komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se do të marrë serbë në kabinetin e tij.
Ai shtoi se nuk i ka frikë fare Vuçiqit dhe se do të punojë për të gjithë, pavarësisht se është votuar nga shqiptarët.
“Do të marrë serbë në kabinet. Nuk i frikësohem Vuçiqit. Ajo që është e rëndësishme, do të jem kryetar i të gjithëve”, tha ndër tjerash Zeqiri pwr lajmi.net
Kujtojmë se ai u zgjodh në krye të kësaj komune me 196 vota, nga 6.061 qytetarë sa kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet e 23 prillit.