Federata e Peshkatarëve të Kosovës pas 25 vitesh, sot është bërë zyrtarisht pjesë e FIPS, përcjell InLajmi.
Nga anëtarësimi peshkatarët kosovar, mund të marrin pjesë në çdo garë peshkimi që organizohet jashtë Kosovës, në botëror apo evropian si shtet i pavarur.
Kongresi i CIPS ka votuar unanimisht pro aplikimit të Kosovës.
Njoftimi i plotë i Federatës së Peshkatarëve:
Të nderuar peshkatarë të Kosovës,
Pas shumë orësh lobimi dhe takimesh me përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës për të na dhënë votën e tyre, kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova është zyrtarisht pjesë e FIPS-éd si një anëtare me të drejta të plota. Tashmë kongresi I CIPS votoi unanimisht pro aplikimit të Kosovës.
Tani peshkatarët tanë sportivë mund të marrin pjesë në çdo garë peshkimi botëror apo evropian si shtet i pavarur.
Dua të falënderoj z. Fuad Lushta, z. Milaim Vitia dhe z. Ramadan Rashani për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në çdo kohë./InLajmi/