Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 2 arsimtare janë përleshur fizikisht mes vete në një shkollë në Prizren, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa njëra ka pranuar ndihmë mjekësore.
Të 2 arsimtarët më pas janë liruar në procedur të rregullt me urdhër të prokurorit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt /InLajmi/