Funari, një prej perlave natyrore të Elbasanit, vit pas viti po vizitohet nga turistë të shumtë.

Rreth 20 kilometra larg qytetit të Elbasanit, Funari është fshati që ndrin buzë liqenesh i rrethuar me pyje dhe gjelbërim. Ajo që e bën akoma më tërheqës është ngjyra e gjelbër e ujit të liqeneve, e cila krijon një vezullim prej smeraldi.


Është një zonë e pasur me pyje dhe me 4 liqene, apo rezervuarë të ndarë në 2, brenda fshatit dhe 2 të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.
E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë edhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën, shkruan ATSH
Por jo vetëm kaq, kjo zonë mund të jetë një destinacion edhe për të pasionuarit pas peshkimit



















